Në Prishtinë raportohet për një rast të cilësuar si “Dhunim”. Aty dyshohet se i mituri e ka dhunuar viktimën e mitur.
“Rr. Besa, Prishtinë 13.06.2023 – 17:20. Lidhur me rastin, me 14.06.2023 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.