Në orët e vonshme të mbrëmjes së djeshme është raportuar për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje (me babain) ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -vëllain tij po ashtu i mitur, i cili kishte ndërhyrë për të penguar sulmin ndaj babait të tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thekson policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/