Një rast i cilësuar si “Kanosje” raportohet se ka ndodhur në fshatin Firajë të Shtërpcës.
Aty i mituri kosovar ka kanosur viktimën mashkull kosovar përmes telefonit.
“Fsh. Firaj, Shtërpce 12.06.2023 – 19:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.