Dje në polici është raportuar një rast që ka ndodhur në Lipjan 26.02.2022 në ora 12:40. Rasti i cilësuar si “Armëmbajtje pa leje dhe kanosje”, ka të bëjë me dy të mitur, ku i dyshuari mashkull ka kanosur viktimën femër.
“Është raportuar se me 26.02.2022 i dyshuari i mitur mashkull kosovar nxënës i shkollës kishte pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me thikë viktimën femër kosovare ( nxënëse). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ky është raporti i policisë, përcjell FolDrejt.