Një i mitur ka përfunduar në pranga të policisë, pasi që i njëjti ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij.
Rasti ka ndodhur në Drenas, dje, rreth orës 11:07, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, si pasojë e rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i përdorur për sulm ndaj të miturit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/