Një therje me thikë mes të miturve ka ndodhur në Gjakovë, me ç’rast një i mitur ka marrë tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 08:10, në rrugën “Beqir Kastrati”, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se sulmi me thikë nga i mituri ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./FolDrejt/