Arrestohet shqiptari që vrau kolegun në vendin e punës. Astrit Bushi, një 48-vjeç është vënë në pranga dhe akuzohet për vrasjen e kolegut të tij. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së, mbrëmjen e 11 gushtit.
Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikën e GM. Shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm pak metra larg vendngjarjes. Viktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte.
Sherifi i Qarkut Oakland Michael Bouchard tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj. Shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë të bëjë krimin e rëndë.