I dyshuari besohet se e ka shantazhuar viktimën femër, të cilës i ka marr edhe para, shkruan Fol Drejt.
“Fsh. Tenezhdoll, Prishtinë 18.10.2023 – 12:06. Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se përmes rrjeteve sociale e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare, duke i marrë para” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Po ashtu policia thotë se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/