Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, është liruar nga masa e paraburgimit për shkaqe shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar Valdrin Behrami për telegrafin, transmeton Fol Drejt.
“Po, i është ndërprerë masa e paraburgimit për arsye shëndetësore. Tani jemi duke shkuar që ta marrim pasi lirohet në orën 13:00. Ai gjithashtu pritet t’i nënshtrohet një trajtimi periodik”, ka thënë Behrami.
Lahu ishte arrestuar me 9 shtator, në aksionin “Brezovica”./FolDrejt/