Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në komunën e Malishevës, me ç’rast janë arrestuar tre persona.
Rasti ka ndodhur të premten, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit bëhet e ditur se një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj, vjehrri dhe kunati.
Si pasojë e lëndimeve të marra, gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq tre të dyshuarit (babai me dy djemtë) janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/