Në qytetin Sanbao në Xinjiang në veriperëndim të Kinës, të dielën në atë vend u regjistrua një temperaturë e lartë rekord prej 52.2 gradë Celsius, njoftuan sot mediat kineze.
Sipas raportimeve, vapa rekord pritet të zgjasë edhe për të paktën pesë ditë të tjera.
Rekordi i mëparshëm prej 50.3 gradë Celsius u mat në vitin 2015 pranë Iding në Xinjiang, në një depresion më shumë se 150 metra nën nivelin e detit, raporton Reuters./FolDrejt/