Temperaturat në rritje kanë kapluar pjesë të Evropës, e cila mezi është rikuperuar nga vala e fundit e të nxehtit.
Thatësirat dhe zjarret në pyje kanë goditur Spanjën dhe Portugalinë dhe vapa përvëluese është përhapur në Francë dhe Britani të Madhe, transmeton rtv21.tv.
Temperaturat do të arrijnë kulmin të enjten në Francë dhe Spanjë dhe autoritetet kanë anuluar shfaqjet tradicionale të fishekzjarreve në ditën kombëtare të Francës për të zvogëluar rrezikun e zjarreve.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe më të gjata për shkak të ndryshimeve klimatike. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale./21Media