Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Han të Elezit, pasi i njëjti ka tentuar të korruptojë me 50 euro një zyrtar policor, për ta kaluar kufirin me dokumente të pavlefshme.
Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasi ka ndodhur dje rreth orës 13:35.
Raporti i plotë:
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.