Një person ka kanosur stafin e shkollës “Bajram Curri” të komunës së Istogut.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 09:30, transmeton Fol Drejt.
Arsyeja e kësja kanosjeje qëndron në pakënaqësinë e prindit me suksesin e të birit, si rrjedhojë i dyshuari ka kanosur stafin e shkollës.
Kjo ka çuar në arrestimin e të dyshuarit, ndërkaq më tej bëhet e ditur se i njëjti, pas vendimit të prokurorit, është liruar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./FolDrejt/