Portieri Mike Maignan thuhet se është në mesin e katër lojtarëve të AC Milan që janë të pakënaqur me shkarkimet e fundit të drejtorëve Paolo Maldini dhe Ricky Massara, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Sandro Tonali thuhet se janë të tjerët.
Pretendohet nga Sun se Maignan është duke eksploruar opsionet e tij dhe mund të largohet këtë verë. Chelsea është interesuar për 27-vjeçarin shumë të vlerësuar. /FolDrejt/