Policia gjermane bëri një shkelje të sigurisë kur një burrë i panjohur arriti të hynte fshehurazi në autokolonën VIP të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe ta përqafonte ngrohtësisht ndërsa ai përgatitej të hipte në aeroplan në aeroportin e Frankfurtit, raportoi AP.
“Bild” në edicionin e sotëm thekson se truprojat e Scholz e kuptuan gabimin më vonë, dhe e kapën njeriun.
Zyra e Scholz-it konfirmoi se incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje kur Scholz po kthehej në Berlin nga Frankfurti, transmeton Fol Drejt.