Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë nga ana e serbëve lokalë, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.
“Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran”
Tutje Abdixhiku tha se koordinimi me aleatët ndërkombëtarë në parandalimin e çfarëdo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial.
“Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, përfundoi Abdixhiku.