Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur sot në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën.
“Pata kënaqësinë që sot të mirëpres Ziadin Selën, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetaren e Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ilire Dauti, me të cilët diskutuam për tema aktuale të interesit shtetëror e kombëtar” – ka shkruar Krasniqi ndër të tjera, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka shtuar se temë e bisedës ishte edhe çështja e masave kufizuese, të vendosura nga Qeveria e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në fund ka shtuar se PDK do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht me shqiptarët atje.
Ky është postimi i plotë: