Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po qëndron për vizitë në qytetin e Lezhës.
Siç ka njoftuar vetë Rama, në këtë qytet ai është pritur nga kryetari Pjerin Ndreu, të cilin Rama e falenderoi për mikpritjen.
Gjatë kësaj vizite, Rama është shprehur entuziast për bashkëpunimin mes qyteteve, sidomos në fushën e agroturizmit, që sipas Ramës është sektor shumë premtues për Prishtinën./FolDrejt/