Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngushëlluar familjen e 30-vjeçarit, i cili ndërroi jetë si pasojë e rrëzimit të një druri në lagjen Pejton.
Për këtë ai u bëri gjithashtu thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të kenë kujdes, transmeton Fol Drejt.
Ky është shkrimi i plotë i Ramës:
“Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim“./FolDrejt/