Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë.
Nura përmes një postimi në facebook, tha se beson që e drejta është në anën e Thaçit e Veselit.
“Nga vizita te ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës, si heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare”.