Një person është sjellë pa shenja jete në emergjencën mjekësore.
Rasti i cili ka ndodhur në Lipjan gjatl ditës së djeshme, është raportuar rreth orës 14:40 nga familjarët e viktimës, transmeton Fol Drejt.
Sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi./FolDrejt/