Personi i plagosur sot në Kaçanik po përgatitet të hyjë në operim në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai është i plagosur në qafë dhe në nofull.
Naser Syla, drejtor i Qendres Emergjente tha për Klankosova.tv se më pas i plagosuri do të transferohet për trajtim në Mjekimin Intensiv Qendror.
Më herët gjatë ditë ishte deklaruar se gjendja e personit në fjalë ishte tejet e rënduar, por si duket mjekët kanë arritur ta stabilizojnë atë.
Gjatës ditës së sotme në Kaçanik ndodhi një rast i rëndë, ku si pasojë një person u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.