Një person u arrestua në Obiliq gjatë ditës së djeshme.
Rasti u raportua rreth orës 21:30, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte publikuar disa foto të viktimës në rrjete sociale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/