Shtatë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në një sulm të armatosur në shtetin lindor të Meksikës, Veracruz, bëjnë të ditur mediat lokale.
Familja u qëllua në mes të natës në shtëpinë e tyre në komunën Boca del Rio, raportojnë mediat, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Tre gra dhe katër burra, përfshirë një të mitur, u vranë në sulm.
Familja thuhet se drejtonte një zinxhir dyqanesh mishshitës.
Një operacion për kapjen e të dyshuarve është nisur me mbështetjen e forcave të sigurisë./FolDrejt/