Një i ri grek, i apasionuar pas peshkimit, ka kapur një peshk gjigant që peshon më shumë se 40 kg.
Giorgos Kazoulis ka ndarë në rrjetet sociale disa foto, ndërsa tregon me admirim arritjen e tij. Ai shprehet se gjatë gjithë eksperiencës së tij, ky është peshku më i madh që ka kapur.
“Padyshim një nga betejat më të bukura që kam përjetuar deri tani!”, theksoi ai në fillim të shkrimit të tij duke shtuar se u befasua kur pa peshkun që kishte kapur. “Sapo doli në sipërfaqe, nuk mund t’u besoja syve. Peshku ishte një nga më të mëdhenjtë që kam kapur ndonjëherë.”, tha ai.
Mund të jetë një imazh i 1 personit/abcnews.al