Një turist polak i moshës 18 vjeçare ka ndërruar jetë sot në një hotel në Vlorë.
Abc mëson se turisti është gjendur i vdekur në pishinën e hotelit.
Mësohet se ai ka qenë duke notuar me prindërit. Në një moment prindërit kanë dalë jashtë për të pirë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur djalin e tyre në fund të pishinës. Kur ka mbërritur ambulanca i riu nuk ka shfaqur shenja jete.
Autoritetet vijojnë hetimet në lidhje me rastin./abcnews.al/