Persona të maskuar dhe të uniformuar, janë parë në fshatrat Rudare dhe Zhazhë në hyrje nga Zveçani dhe Bajska, si rezultat i zhvillimeve të fundit nga barrikadat e krijuara në veri për shkak të vendimit të reciprocitetit për targat dhe dokumentet e identifikimit.
Kështu shkruan të paktën Vehbi Beqiri avokat, banor i Mitrovicës, i cili thotë se është detyruar të shfrytëzojë rrugët alternative për shkak të situatës së krijuar, përcjell Klankosova.tv.
”Të nderuar miq, posa u ktheva nga fshati Koshtovë, komuna Leposaviq, rrugët ishin të bllokuara nga persona të maskuar dhe me uniforma ne fshatin Rudare, Zhazhë hyrja nga Zveçani dhe Bajskë.
U detyrova të kthehem dhe t’i shfrytëzoi rrugët alternative nga fshatrat e Shalës. Shumë bashkëvendas u detyruan të bëjnë të njëjtën.
Shpresojmë ndërhyrjen e organeve për të debllokuar qarkullimin e lirë dhe largimin e huliganëve të uniformuar dhe maskuar!
Të shpresojmë në ditë më të mira edhe në këtë pjesë të Republikës së Kosovës!”.