Rasti ka ndodhur në Fshatin Gurrakoc të Istogut. Policia, sipas të dhënave nga raporti 24 orësh, i ka njoftuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ndërsa më pas është sekuestruar mishi, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e raportit:
“Fsh. Gurrakoc, Istog 28.12.2021-09:30. Raportohet se njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kg mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet.”
Po ashtu, nga policia është sqaruar se në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së./FolDrejt/