fbpx
E hënë, 30 Shtator, 2024

I sekuestrohet arma e zjarrit një 19-vjeçari në Podujevë

Lexoni edhe..

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri sot në fshatin Zakut të Podujevës.

Sipas njoftimit arma është sekuestruar nga një 19-vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot pas pranimit të informatës, se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërrmarë një operacion bastisjeje në një shtëpi, në fshatin Zakut”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, personit të dyshuar, A.Th,  mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj  një armë zjarri (Zoraki) dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme