Nëse doni që të mos sëmureni me SIDA, atëherë votoni partinë tonë (AfD) që të mos pranojmë refugjatë nga Afrika. Nëse dëshironi që të jeni të sigurtë nga hajdutët, atëherë votoni partinë tonë (AfD) që të mos pranojmë azilkërkues shqiptarë, thonte përpara zgjedhjeve politikani gjerman Nikolaus Kramer.
I paditur në Gjykatën e Greifswald të landit Mecklenburg-Vormpommern, për këto shprehje “raciste” dhe paushale, politikani neonazist ka fituar përpara drejtësisë. Gjykata e arsyetoi vendimin se politikani kontravers Kramer, nuk ka lënduar dinjitetin e shtëpisë, shkruan Merkur.de, përcjell foldrejt.com.
“Dinjiteti i Shtëpisë nuk është cënuar në rastin në fjalë”, u arsyetuan gjykatësit që e shpallën të drejtë Kramerin./Foldrejt.com