Prej një viti policia gjermane është profesionalizuar për të nxjerë jashtë përdorimit automjetet të cilat shkëlqejnë shumë si pasojë e ngjyrës së artë. Gjatë kontrolleve të shumta të dielën mbasdite në Dyseldorf të Gjermanisë, ku u ndaluan 70 vetura ngjyrëarta, u sekuestruan katër vetura dhe një motor.
“Policia do u njoftojë më vonë nëse ata mund të vozisin me ato vetura në rrugët e Gjermanisë,” shrkuan faz.net, përcjell foldrejt.com.
Sekuestrimi më i veçantë ishte një BMW, që gjatë shkëlqimit diellor, vetura rrezatonte fuqishëm duke thyer paragrafin 30 të qarkullimit rrugor, që thotë se “automjeti duhet të prodhohet i tillë që të mos rrezikojë ose pengojë” shoferin tjetër.
Vetura ka qenë e një 30 vjeçari nga Kosova, i cili njëherësh nuk e kuptonte ligjin gjerman, kurse gjermanët nuk e kanë kuptuar akoma se ku e kishte ngjyrosur veturën me atë shkëlqim./Foldrejt.com