Një rast dhune në familje ka ndodhur në Gjilan në mbrëmjen e së shtunës, më 09.07.2022, njofton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar “meshkuj kosovarë”.
Ngjarja ka ndodhur si vijon:
“Gjilan 09.07.2022-19:00. Janë arrestuar me 11.07.2022 dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që njëri nga të dyshuarit kishte shkuar tek viktima femër kosovare-me të cilën kishte bashkëjetuar për një kohë (8-vite) dhe kishin një vajzë tani me moshë 5-vjeç. I njëjti kishte tentuar që me forcë të marrë vajzën, ndërsa viktima me vajzën kishin kundërshtuar, dhe pastaj është përfshirë edhe djali i viktimës (moshë madhore) në mbrojtje të nënës së tij, duke u kacafytur me të dyshuarin dhe ofenduar njëri-tjetrin. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka prezantuar një porosi-sms, me përmbajtje kërcënuese të cilin ditë më parë ia kishte dërguar djali i viktimës-tani i dyshuar.”
Po ashtu policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, të (dy) dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/