Një person është arrestuar pasi që dyshohet për një rast i cili është cilësuar si “Ngacmim”.
Ai nga data 28 maj e tutje dyshohet se i ka shkruar mesazhe ofenduese të viktimës mashkull kosovar dhe motrës së tij.
“Lipjan, Prishtinë 28.05.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti nga data e lart-cekur i ka shkruar mesazhe ofenduese viktimës mashkull dhe motrës së tij viktimë femër kosovarë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.