Rasti, sipas të dhënave të policisë, ka ndodhur në Obiliq, transmeton Fol Drejt.
“Obiliq 29.03.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër kosovare, duke shpërndarë foto dhe video incizime në rrjetin social facebook” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur po ashtu se me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./FolDrejt/