Një gjeneral-major i shërbimit rus të sigurisë FSB u plagos rëndë në një shpërthim që dyshohet se ishte shkaktuar nga një bombë e fshehur në celularin e tij.
Yuri Afanasevski (64) dhe djali i tij po luftojnë për jetën në spital pas shpërthimit që ndodhi në shtëpinë e tyre në Lugansk të Ukrainës. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e gjeneralit, përcjell Fol Drejt.
Një grua u arrestua për tentativën e vrasjes dhe Rusia akuzoi shërbimin sekret ukrainas SBU se qëndronte pas sulmit. Ata pretendojnë se ajo tashmë ka rrëfyer gjithçka dhe u ka thënë se i ka dhënë një celular që përmbante lëndë plasëse dhe se shpërthimi ka ndodhur pasi ai e ka aktivizuar, shkruan Metro, përcjell Fol Drejt.
Afanasevski ishte kreu i doganave në rajonin Luhansk të Ukrainës, i cili u kap nga forcat e Vladimir Putin në vitin 2014.
Doli se gjenerali ka interesa financiare në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe ai ishte nën sanksione ndërkombëtare./FolDrejt/