Ditë më parë Gazeta Online Fol Drejt, duke u mbështetur në të dhënat e Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka raportuar për një rast përleshjeje masive, i cili ka ndodhur në Gjilan.
Saktësisht bëhet fjalë për një ndodhi të para, gati, një javë dite.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër viktimat tri femra dhe një mashkull kosovarë” – thuhej në të tjera në raportin 24 orësh të datës 13.08.2022-16:17.
Fol Drejt është interesuar të di nëse është hapur rast në Gjykatën Themelore në Gjilan. Pikërisht për këtë i është drejtuar me disa pyetje në adresë të Zyrës për Informim Publik, nga e cila ka marr këtë përgjigje:
“Ju njoftojmë se me datë 15.08.2022, gjyqtari i procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve D. Rr. dhe Xh. M.
I pandehuri D. Rr. dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa i pandehuri Xh. M., dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor”
Nga gjykata për Fol Drejt thanë se deri te rasti ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje e cila ka çuar deri të përleshja fizike mes personave, që janë edhe familjarë. Sipas këtyre burimeve, thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor./FolDrejt/