Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn uli sot dënimin me tetë vjet burg të ish-kryeministrit Taksin Shinawatra në një vit.
Shinawatra u kthye në Tajlandë javën e kaluar, “duke pranuar krimin e tij dhe duke treguar pendim”, sipas një deklarate të botuar në gazetën mbretërore, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ish-kryeministri u kthye nga internimi pas 17 vitesh në arrati nga një dënim me burg dhe mbërriti me një avion privat, pas së cilës u përshëndet nga mbështetësit dhe i bëri homazhe mbretit para fotos së tij në aeroportin e Bangkok./FolDrejt/