Një grua vegane është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj i vogël ndërroi jetë nga kequshqyerja.
39-vjeçarja Sheila O’Leary, e cila ndiqte një dietë shumë strikte vegane (ushqehen me perime, fruta, drithëra), u shpall fajtore për 6 akuza që rëndonin mbi të, mes të cilave vrasje e shkallës së parë dhe abuzim me fëmijët.
Djali i saj 18-muajsh peshonte vetëm 7,7 kg kur vdiq, në vitin 2019. 39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente fëmijën e saj vetëm me fruta, perime dhe qumësht gjiri./TCH/