Protestuesit dje i vunë zjarrin një ndërtese qeveritare në provincën Dhi Qar që ndodhet në pjesën jugore të Irakut.
Sipas burimeve të sigurisë, një grup personash të maskuar dolën në rrugët e qendrës së qytetit të Nasiriyah për të organizuar demonstrata, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Demonstruesit më pas i vunë zjarrin zyrës së guvernatorit me koktej molotovi, thonë burimet.
Për shkak të incidentit, në qytet u shpall orë policore.
Qyteti Nasiriyah, i vendosur 350 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad, është i zhytur në varfëri dhe i rrënuar nga infrastruktura e dobët dhe papunësia, veçanërisht në mesin e të rinjve.
Qyteti ishte bastioni kryesor i lëvizjes protestuese kundër korrupsionit.
Në vitin 2019 shpërthyen protesta masive antiqeveritare, të cilat zgjatën për muaj të tërë dhe detyruan kryeministrin e atëhershëm Adel Abdul-Mahdi të jepte dorëheqje.
Më 10 tetor 2021, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, gjatë të cilave mbështetësit e klerikut shiit Moqtada al-Sadr dolën fituesit më të mëdhenj me 73 vende në parlament./FolDrejt/