Kryetari i Sindikatës së Policisë Imer Zeqiri, i ka vizituar në spital policët të cilët u plagosën derisa ishin duke e kryer detyrën zyrtare të shtunën rreth mesnatës në Skenderaj.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se policët kishin marrë lëndime të rënda trupore, por për momentin gjendja e tyre është stabile.
“Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”, njofton Sindikata përcjell Klankosova.tv.
“Sot me datë 04.07.2022, Sindikata e Policisë së Kosovës i vizitoi dy zyrtarët policore të sulmuar me datë 02.07.2022 gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj. Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoi gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”.
“Sindikata e Policisë iu ofroi policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroi këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit”.