Gazetari Enis Veliu është ankuar se fatura e rrymës i ka ardhur shumë shtrenjtë.
Siç e dimë, ditë më parë ZRrE ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh rrymë për një muaj.
Pas këtij vendimi reagimet kanë qenë të shumta. Tash që kanë filluar edhe të vijnë faturat e para pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, reagimet janë edhe më të shumta. E vargut të ankesave, u është bashkuar edhe gazetari Veliu, transmeton Fol Drejt.
Në fotografinë e publikuar dhe përshkrimin e vendour sipër saj, shihet se rryma i është faturuar rreth 500 euro për një muaj.
“Fatura e fundit 489.18€ + 26.20 TVSH-ja”, ka shkruar Veliu në llogarinë e tij në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë: