Në Arabinë Saudite janë intensivisht në kërkim të lojtarëve më të mirë dhe dëshira e autoriteteve është që të sjellin në ligë sa më shumë emra që janë dëshmuar edhe në profesionit e trajnerit.
Në Arabinë Saudite këto ditë janë të mirëpritur emrat që në një mënyrë apo tjetër do të rrisnin interesin për Ligën Arabe dhe aktualisht ka punë të hapura për thuajse të gjitha rolet në futboll – arabët po kërkojnë lojtarë, trajnerë, zyrtarë, arbitra dhe të tjerë që do të ngrinin cilësinë e futbollit në këtë vend.
Një ofertë nga ky vend ka marrë edhe ish-kapiteni i Liverpool-it, Steven Gerrard, i cili ka mbetur i papunë pas largimit nga Aston Villa. Gerrard thuhet se ka marrë një ofertë nga Al-Ettifaq, i cili nuk është një nga klubet më të mira në Arabinë Saudite, dhe sipas burimeve angleze, Gerrard thuhet se u është përgjigjur arabëve se do të marrë pak kohë për të menduar për këtë.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri , thuhet se ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite, të cilës një klub i paidentifikuar për publikun thuhet se i ofron një pagë katër herë më të lartë se ajo që merr në Torino, transmeton Fol Drejt.