Një matematicient e student premtues i mjekësisë, Bylent Troshupa – 53 vjeç dogji veten para syve të djalit të tij adoleshent, pasi kishte rreth 250 mijë funte borxh duke luajtur bixhoz.
Bylent ‘Bill’ Troshupa, humbi mijëra mijëra baste gjatë pandemisë, gjë që i shkaktori atij zemrërim e gjendje të ç’rregullt.
Martesa e tij u prish dhe një urdhër ndalim e pengoi atë të vizitonte ish-gruan, Julie Martin, dhe djalin e tyre 16 vjeçar.
Babai i dy fëmijëve mbërriti me thikë në dorë, kanaçe me karburant dhe zarf plotë me të holla, ndërkohë që djali i tij ishte i vetëm në shtëpi.
Nisi të përplaste derën duke kërkuar që të futej brenda, përpara se i vuri flakën vetës.
Siç raporton Daily Mail, 16 vjeçari thirri në telefon nënën e tij dhe i tha se babai është në zjarr.
Pasi Julie arriti në shtëpi, e gjeti Bylentin të tërin në flakë duke bërtitur në dysheme.
Siç bëhet e ditur, djegiet ishin shumë të rënda, ndërkohë që shërbimet e urgjencës luftuan për 90 minuta në vendngjarje.
Mjeku Niall Martin, ka thënë se ai pësoi arrest kardio-pulmonar dhe vdiq në orën 01:30 të mëngjesit.
Gjatë gjyqit, Gjykata dëgjoi se Bylenti ishte student i dalluar në matematikë, ku edhe fitoi një konkurs kombëtar në vendlindje, në Kosovë, duke u renditur i treti.
Troshupa, për shkak të luftës, la në gjysmë studimet në Kroaci, për të ikur në Angli, ku punoi si shofer dhe u njoh me Julie Martin me të cilën u martua.
Sipas mediave atje, Troshupa kishte probleme me shëndetin mendor për shkak të lojërave të fatit./21Media