Një 18-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka vjedhur në kohë të ndryshme shumën prej 10 mijë eurosh në shtëpinë e një gruaje.
Uniformat blu bëjnë me dije se 18-vjeçari me iniciale A.Z është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Thousands” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Njoftimi i policisë
Elbasan
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni policor i koduar “Thousands”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vodhi në kohë të ndryshme, shumën prej 10 000 eurosh, në banesën e një shtetaseje, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe arrestojnë në flagrancë 18-vjeçarin.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thousands”.
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-A. Z., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.
/abcnews.al/