Një rast i “Vrasjes në tentativë” është raportuar në Graçanicë.
Viktima, mashkull kosovar ka raportuar se po sa ka hipur në veturën e tij me targa vendore, ka vërejtur se frenat e veturës nuk janë në rregull, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Ankuesi ka telefonuar një automekanik i cili pas kontrollit të veturës ka konstatuar se katër gypat e cilindrave të frenimit janë të prerë.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/