Një person është arrestuar nga policia pas keqpërdorimit të ndihmës së një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur në Pejë, me datën 7 dhjetor, rreth orës 14:00, ndërkaq raportohet se policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
Siç thuhet në raportin 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar, pasi ia ka kërkuar teleonin viktimës (mashkull kosovar), është larguar pa ia kthyer telefonin.
Lidhur me rastin, pas identifikimit të lokacionit i dyshuari është arrestuar dhe telefoni i është konfiskuar dhe i është dorëzuar viktimës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./FolDrejt/