Rasti ka ndodhur në Ferizaj, ndërsa viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor, transmeton Fol Drejt.
“Ferizaj, 21.04.2022 – 11:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas saj është ngacmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur, i cili me forcë i kishte marrë edhe telefonin mobil” – thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./FolDrejt/