Dy persona janë arrestuar pas dyshimeve se kishin vjedhur rroba në një lokal veshjesh.
Rasti ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes, rreth orës 18:30-19:00 të mbrëmjes, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë, tutje thuhet se të njëjtit, pas intervistimit dhe me vendim të prokutorit, janë liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/