Një i mitur, 14-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi i njëjti hyri në Parlamentin grek.
Siç raportojnë mediat greke, i mituri kishte shkuar në Parlament gjatë një ekskursioni me shkollën.
Tutje thuhet se teksa mësuesit po i rreshtonin nxënësit për t’i futur në Kuvend, ata fillimisht iu nënshtruan kontrollit me rreze X, me ç’rast rojet vërejtën se 14-vjeçari kishte me vete një thikë.
Pas kësaj, bëhet e ditur se ka intervenuar policia, e cila e ka arrestuar 14-vjeçarin./FolDrejt/